I aksesueshëm në çdo kohë
Aksesoni aplikacionin kurdo që ju nevojitet, pa kufizime kohore.
Ky aplikacion ofron zgjidhjen ideale për menaxhimin e avancuar të biznesit tuaj të shezlongëve
LoginAksesoni aplikacionin kurdo që ju nevojitet, pa kufizime kohore.
Aplikacioni është i aksesueshëm nga çdo pajisje – qoftë Mobile, Tablet apo Kompjuter.
Përfitoni nga një pasqyrë e plotë e veprimtarisë së biznesit, në kohë reale, kudo që ndodheni.
Planimetria e personalizuar – Ndërtoni modelin (skemën) e plazhit tuaj bazuar në realitetin e terrenit për një pasqyrë të qartë të dispozicionit të shezlongëve dhe çadrave.
Dallimi vizual i rezervimeve – Vendosni ngjyra të ndryshme shezlongëve në varësi të statusit të rezervimit, duke krijuar një pamje të qartë dhe efektive të menaxhimit të biznesit tuaj.
Monitorim i thjeshtë – Shikoni dhe shkarkoni raportet e rezervimeve për çdo ditë, duke ju mundësuar një vlerësim të shpejtë të performancës së biznesit.
Gjenerim automatik – Gjeneroni raportet financiare dhe llogarisni xhiron ditore sipas personelit për të pasur një pasqyrë të plotë mbi të ardhurat tuaja.
Menaxhim i centralizuar – Administroni gjithë rezervimet e shezlongëve, përfshirë datat, oraret dhe klientët, në një vend të vetëm për gjithë sezonin.
Fleksibilitet i plotë – Vendosni çmime dinamike, duke i përshtatur ato në varësi të ditëve të javës ose intervaleve të ndryshme kohore gjatë ditës.
Komunikim i saktë – Shtoni etiketime dhe shënime specifike për rezervime të veçanta, për ta mbajtur informacionin gjithmonë të organizuar.
Proces i lehtë – Lejoni klientët të skanojnë një QR Code dhe të kryejnë rezervimin vetë, duke thjeshtuar procedurat e përditshme.
Siguri dhe kontroll – Regjistroni përdorues pa limit, caktoni role dhe të drejta sipas nevojës, duke garantuar akses të sigurt dhe të kontrolluar në aplikacion.